Friday, April 26, 2024

Kampionati 5×5 në Tiranë dhuron spektakël/ Kastriotët, Çamëria, ATS & Tirana 5×5 kalojnë në gjysmëfinale

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar katër ndeshjet e fazës çerekfinale për këtë edicion në zonën e Tiranës. Të gjitha sfidat sollën garë mjaft të fortë dhe shumë spektakël, teksa vetëm 4 ekipe ia dolën të siguronin një biletë për në fazën gjysmëfinale të këtij sezoni futbollistik.

ATS – Julton ishte takimi i parë i kësaj faze, një ndeshje mjaft e vështirë për të dyja skuadrat që dhanë maksimumin në fushë. Takimi u mbyll me rezultatin 4-3 për ATS, që është edhe gjysmëfinalisti i parë i këtij edicioni për zonën e Tiranës. Mjaftoi një gol për ekipin e Çamërisë që të siguronte një biletë për në gjysmëfinalen e këtij sezoni dhe për të mbetur ende në garë. Çamëria mposhti ekipin e Vila L me shifrat 1-0 dhe tashmë do të ketë përballë ekipin e Tirana 5×5. Këta të fundit fituan me gjashtë gola kundër ekipit të BmbSHPFA në fazën çerekfinale, teksa takimi u mbyll me rezultatin final 6-4, ku nuk mungoi spektakli dhe sigurisht, as golat.

Ndeshja më e fortë e kësaj fazë ishte ajo mes Kastriotëve dhe Prestige MFC. Kastriotët fituan me rezultatin e ngushtë 2-1, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione deri në minutën e fundit.

Këtë të hënë do të luhen edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të kësaj faze, ku do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni futbollistik.

Ndeshjet e fazës 1/8 në zonën e Tiranës:

ATS – Julton, 4-3

Çamëria – Vila L 1-0

Kastriotët MFC – Prestige MFC, 2-1

Tirana 5×5 – Ekipi i BmbSHPFA 6-4

Ndeshjet e fazës 1/4 në zonën e Tiranës:

Tirana 5×5 – Çamëria, 08.05.2023, ora 21:00

ATS – Kastriotët, 08.05.2023, ora 22:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img