Friday, March 29, 2024

Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana, finaliste e grupmoshës U-15, Fieri kalon në finalen e moshës U-14

Lexo

Ka nisur këtë të hënë turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz janë luajtur takimet e para të moshës U-15, ndërsa në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier u zhvilluan takimet e moshës U-14.

Në QKS Kamëz, ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Shkodra mundi me shifrat 3-2 ekipin e Durrësit. Në finalen e vogël të kësaj grupmoshe, Tirana triumfoi ndaj Shkodrës me rezultatin e thellë 5-1, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kryeqytetasit. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër për vendin e tretë dhe të katërt, Durrësi fitoi ndaj Lezhës me rezultatin 5-4 me penallti. Koha e rregullt e këtij takimi u mbyll me shifrat 1-1.

Në ndeshjet e luajtura në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ të Fierit për moshën U-14, fierakët mundën Korçën me rezultatin 3-1, ndërsa Elbasani triumfoi me shifrat e thella 10-0 ndaj Gjirokastrës.

Në finalen e vogël të grupmoshës U-14 për këtë zonë, Fieri barazoi me Elbasanin në kohën e rregullt, me rezultatin 1-1, por kaloi në finalen e kësaj grupmoshe pas penalltive, ku fierakët fituan me shifrat 4-2. Ndërkaq, Korça u rendit në vendin e tretë pasi mposhti me përmbysje Gjirokastrën me rezultatin 4-3.

Kështu, finalistja e parë e moshës U-15 është Tirana, teksa ditën e nesërme do të luhen edhe ndeshjet e tjera të kësaj grupmoshe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Ndërkaq, finalisti i parë për grupmoshën U-14 është Fieri, teksa të martën do të mësohet edhe finalisti tjetër i kësaj grupmoshe, pas ndeshjeve që do të luhen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13:

U-15 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt. 08.05.2023 (E Hënë)

Tirana 3–0 Lezha

Golat: Himallari (7’, 20), Isufi (53’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                                                                         

Durrës 2–3 Shkodra

Golat: Kuci (3’), Kadrimi (65’)/Thana (30’), Hasanaj (45’), Gjeka (60’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz 

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Tirana 5–1 Shkodra

Golat: Krrashi (10’), Matraku (18’; 19’; 28’), Arapi (42’)/ Hasanaj (58’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Lezha 1–1 Durrësi

Golat: Malaj (17’)/ Morina (45’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

U-14 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt. 08.05.2023 (E Hënë)

Fier 3–1 Korçë

Golat: Sinanaj (12’, 25’), Vllasi (23’) / Terolli (45’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier     

Elbasani 10-0 Gjirokastër

Golat: Shtogu (16’, 41’, 60’), Panxhi (45’, 49’, 51’), Karaj (52’, 54’), Cepa (56’, 58)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier   

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Fier 1-1 Elbasan                   (4-2 me penallti)

Golat: Peçollari (5’)/ Çepa (48’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier       

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Korçë 3–4 Gjirokastër                     

Golat: Çaçellari (12’), Osman (18’), Topi (26’)/ Dosti (21’, 45’), Sula (41’), Kadhe (52’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img