Kampionati Botëror i Mundjes, vitin e ardhshëm në Tiranë. E konfirmon presidenti i FSHM, Sahit Prizreni

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria do të mirëpresë Kampionatin Botëror të Mundjes për kategorinë e moshës deri në U-23. Një gjë të tillë e konfirmon presidenti i Federatëqs Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, sipas të cilit një vendim të tillë Federata Botërore e Mundjes e mori pas përvojave pozitive që Federata Shqiptare e Mundjes kaloi me organizimin më herët të turneut ndërkombëtar “Muhamet Malo”, që tashmë është në kalendarin e Federatës Europiane dhe Botërore të Mundjes, si dhe të Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç.

Sipas Prizrenit, Kampionati Botëror i Mundjes për U-23 do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm dhe konkretisht në datat, 21-27 tetor.

Vendimi në fjalë ku zyrtarizohet Shqipëria si vend organizator është marrë nga Federata Botërore e Mundjes duke u shoqëruar me shkresën e firmosur nga presidenti Nenad Laloviç, më datë 14 korrik.

Një kampionat, i cili do të zhvillohet më 21-27 tetor, ndërsa do të jetë në stilin e lirë, atë greko-romak dhe mundje për femra, teksa në fakt ky ishte lajmi që priste presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.

Dhe gjithçka vjen pas organizimit perfekt të turneut ndërkombëtar “Muhamet Malo”, që tashmë është në kalendarin e Federatës Europiane dhe Botërore të Mundjes, si dhe të Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç, i cili u zhvillua në sallën olimpike “Feti Borova” më 12-18 qershor. Federata Botërore e Mundjes e ka falënderuar presidentin Sahit Prizreni, ndërsa tani nis aksioni për kryerjen e këtij Botërori, shumë të kërkuar nga Shqipëria.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img