Friday, October 11, 2024

Kampionati Europian i Boksit U-18, dita e tretë, Santiago Selimaj futet në zonën e medaljeve

Lexo

Kampionati Europian i boksit për kategorinë U-18, ndeshjet e të cilit po zhvillohen në  Budva të Malit të Zi ka mbërritur në ditën e tretë të tij. Boksierët tanë të drejtuar nga trajnerët Lazarin Vila dhe Enton Kikrri po bëjnë një prezantim dinjitoz në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar. Edhe pse përballë kanë boksierë të përgatitur të kombëtareve potenciale europiane, ato kanë arritur të dalin fitues në disa prej ndeshjeve. Dy më të spikaturit e formacionit kuqezi janë Santiago Selimaj dhe Arlind Cera, të cilët duke konkuruar në peshat e tyre 75 dhe 8 kg, fituan në turin e parë përballë boksierëve it nga Maqedonia e Veriut,  Ajhan Ozmen dhe atë nga Rumania Lura Cureleac. Boksierët në fjalë vazhduan sot në konkurimin e ditës së tretë me objektivin për të fituar dhe vazhduar më tej drejt zonës së medaljeve. Një gjë të tillë e ka arritur boksieri i talentuar Santiago Selimaj, konkurues në peshen deri në 75 kg. Përballë tij ishte boksieri nga Moldavia, Sveatoslav Voskresenski.

Një ndeshje kjo mjaft e fortë dhe plot rivalitet, por gjatë të gjithë kohës e dominuar nga boksieri ynë, ku me të drejtë në përfundim, gjyqtaria e shpalli fitues të këtij takimi. Me këtë fitore plotësisht të merituar, boksieri kuqezi Selimaj është futur në zonën e medaljeve duke i dhënë mundësi pretendimit për të marrë një trofe individual për këtë peshë. Po në këtë ditë, konkuroi edhe boksieri tjetër shqiptar, Arlind Cera i peshës deri në 81 kg. Ballafaqimi i tij me boksierin e Serbisë, Almir Memiç ka qënë i barabartë në të gjitha raundet, por në fund gjyqtaria ka qënë e mendimit se fitorja i takon boksierit serb. Po në këtë ditë për ngjyrat e kombëtares shqiptare kanë konkuruar edhe boksierët e tjerë, Kristjan Koço, Arbi Haxhiu, Ergis Toçi, por sipas trajnerëve tanë kuqezi Vila dhe Kikrri, edhe pse boksuan me një nivel të kënaqshëm cilësor nuk arriten të fitojnë përballë kundërshtarëve të tyre duke e mbyllur këtu konkurimin e tyre europian. Në këtë mënyrë, i vetmi nga delegacioni sportiv shqiptar që vazhdon betejen europiane në ringun malazez të Budvës, është Santiago Selimaj. Sipas informacionit të marrë nga trajneri shkodran i kombëtares kuqezi U-18, Lazarin Vila, ndeshja e radhës për boksierin tonë Selimaj do të jetë të premten e 20 nëntorit ku shorti e ka vënë të ndeshet me një boksier Ukrainas.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img