Tuesday, November 5, 2024

Karate-Mikela Skandaj, nënkampione Europe. Shqiptarja nga Lezha reagon ndaj gjyqtarisë. Finalen me rivalen e saj nga Anglia, e gjykoi një anglez i cili e favorizoi haptazi bashkombasen e tij

Lexo

Karateistja e talentuar shqiptare, Mikela Skandaj, e cila jeton prej vitesh në Itali është shpallur nënkampione e Europës. Kjo ndodhi pasditen e sotme në Kampionatin e 14-të Europian të karatesë të zhvilluar në Varshavë të Polonisë.

Me fitoret e saj të pastra në fitoret e tureve eleminatore, Mikela Skandaj, e cila konkuroi përkrah 61 rivaleve të saj që përfaqësonion shtete të ndryshme të Europës, mbërriti në finale.

Një finale, të cilën ajo dëshironte dhe synonte ta fitonte ashtu si edhe takimet e mëparshme. Dhe, në fak, bëri më të mirën e saj duke luftuar fort përballë finalistes tjetër nga Anglia. Por, kjo finale kishte një precedent më vete, pasi në kundërshtim me rregulloret përkatëse, gjyqtar i kësaj finaleje ishte një arbitër anglez, i cili me vendimet e tij flagrante favorizoi haptazi bashkëkombasen e tij.

Ndër të tjera, në reagimin stafit të karateistes lezhjane që përfaqëson kombëtaren e Italisë, thuhet: “Finalistes tonë Mikela Skandaj, ju desh të përballonte gabimet me dashje të arbitrave Anglez që i hoqen nga dora medaljen e artë asaj. Ishte e pa kuptimte të arbitronin një finale të tillë bashkombësit e finalists. Mikeles iu ndërrua tre here tatami, gjë që nuk duhej të ndodhte. Mikela e filloj bukur garen finale, por gjygjtari nuk i dha dy pikë të pastra gjë që e nevrikosi shumë atë. Mikela kërkoj ta nxirrte jashtë gare kundërshtaren duke e hedlur jashtë tatamit që do të thotë kartoni i 4 i verdhë dhe eleminim direkt, por gjygjtari edhe këtë here ndihmoj patrioten e vet duke e detyruar talenten Skandaj të pranojë vendin e dytë për të tretin vite me radhë.”.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img