Friday, May 3, 2024

Rrjeta të paprekura, ndeshja Kroaci-Brazil shkon në shtesa

Lexo

Ka përfunduar me rrjeta ta pa prekura sfida mes Kroacisë dhe Brazilit me ndeshjen e cila do të shkojë me shtesa dhe më pas me penallti nëse rezultati nuk zhbllokohet.

Brazilianët që shihen si favorit para kësaj ndeshje kishin iniciativën, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre.

Ivan Perisic kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 13-të, por nuk e kthei ne gol. Në minutën e 20-të tentoi Brazili me Vinicius Junior, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Selecao e nisi më mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar që në start me Eder Militaon në minutën e 47-të, por Dominik Livakovic ishte në vend. Në minutën e 55-të, Neymar gjuajti nga afër, por Livakovic ishte në vend, Sërish rast i mirë në minutën e 66-të, kur Lucas Paqueta del i vetëm me Livakovic, por ky i fundi bën një pritje të bukur.

Neymar sërish rrezikoi në minutën e 76-të, ndërsa pas tij edhe Paqueta në minutën e 80-të, por sërish rrjeta nuk e gjet. Ndeshja shkon në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img