Angli-Senegal 3-0
(Shënues: Henderson 39’, Kejn 45’+3’, Saka 57’
Edhe pse dy emra me traditë dhe histori të ndryshme nga njëri tjetri, ku britanikët konsiderohen një superfuqi në futbollin botëror, sfida e mbrëmjes së sotme, Angli-Senegal pati një ekuilibër, të paktën për më shumë se 30-të minuta. Por, më pas gjithçka shkoi sipas orkestrimit anglez.
Minuta e 39-të, regjistroi zhbllokimin e rezultatit me autor Henderson, i cili shfrytësoi më së miri pasin e dhënë nga Bellingam. Pas këtij momenti, edhe pse kombëtarja e Senegalit kërkonte të regonte, ndeshja ishte nën kontrollin e kombëtarëes angleze, e cila do të shënonte edhe golin e dytë me autor Kejn në minutën 45’+3’ . Ai që mbylli ndeshjen ishte Saka, i cili në minutën e 57-të do të shënonte golin e tretë duke vulosur avantazhin e pastër 3-0, i cili nuk do të ndryshonte më deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes.
Me këtë fitore, Anglia gjen kampionët e botës në turin çerekfinal, duke fiksuar duelin Angli-Francë të datës 10 dhjetor, që mund të quhet një finale e parakohshme. Një sfidë plot sharm, që megjithatë Botërorit i mungon prej 40 vitesh. Hera e fundit ishte në Spanjë në vitin 1982, me një fitore angleze 3-1. Të dyja skuadrat, për më tepër, nuk ishin përballur kurrë në fazën eliminatore në historinë e tyre, por gjithmonë dhe vetëm në fazën e grupeve.
Statistikë
– Anglia ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës për herë të dhjetë: dy herë me Ëalter Ëinterbottom (1954 dhe 1962), Alf Ramsey (1966 dhe 1970), Bobby Robson (1986 dhe 1990), Sven-Göran Eriksson (2002 dhe 2006) dhe Gareth Southgate (2018 dhe 2022).
– Harry Kane ka shënuar deri tani 11 gola në turnetë e mëdha për Anglinë (7 në Kupa Bote, 4 në Kampionate Evropiane), duke kaluar Gary Lineker (10) si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tre Luanëve në këto gara.
– Anglia ka shënuar me tetë lojtarë të ndryshëm në këtë Botëror, më shumë se çdo kombëtare tjetër.
– Për herë të parë në Botëror, Anglia gjeti golin me tetë lojtarë të ndryshëm.
– Në moshën 32 vjeç e 170 ditë, Jordan Henderson është golashënuesi i dytë më i vjetër i Anglisë në Kupën e Botës, pas Tom Finney kundër BRSS në 1958 (36 vjet 64 ditë).
– Në moshën 19 vjeç e 158 ditë, Jude Bellingham u bë lojtari më i ri që dha një asistim në një ndeshje të Kupës së Botës për Anglinë (që nga viti 1966).
– Phil Foden (22 vjeç e 190 ditë) është lojtari i dytë më i ri që ka dhënë dy asistime në të njëjtën ndeshje eliminatore të Kupës së Botës (që nga viti 1966) pas Ronaldo Nazário kundër Danimarkës në 1998 (21 vjeç e 284 ditë).
– Bukayo Saka është lojtari i parë anglez nën moshën 22 vjeç që shënon tre gola në Kupën e Botës.
– Jude Bellingham (19 vjeç 158 ditë) është adoleshenti i dytë që nis nga minuta e parë një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës për Anglinë, pas Michael Oëen (18 vjeç e 198 ditë) kundër Argjentinës në 1998.