Wednesday, May 8, 2024

Kategoria e Dytë-Grupi “B”/Pogradeci mund Delvinën në transfertë dhe mban kreun me 45 pikë. Objektivi i kategorisë së parë, më afër

Lexo

Delvina-Pogradeci 1-2(Shënues: Nikolla 45’/Këndezi 43’,Danladi 90+10(‘11m)

Kartonë të verdhë: Musta, Donu, Çulli, Nikolla, Xhaferaj

Delvina:Xhaferaj,Donu,Çulli,Alison,Çarçani,Konomi,Husi(Myftari 86),Kamara,Nikolla(Gjeçi 72),Radovani,Musta(Çumani 82) Trajner:Markelian Alinani

Pogradeci:Baçi,P.Ivani,Hysenllari,Pura(Qeleshi 14),Pere(Rrapo 46),Sodiq,Nallbati(Shkulaku 46),Ibrahim(Xh.Ivani 64),Këndezi,Pengu(Peqini 46),Danladi Trajner:Samuel Nikaj

Gjyqtarë:Albano Stolaj(Tiranë), Dorjan Shkëmbi(Skrapar), Xhuljan Rroshi(Divjakë), Olsi Sokoli(Tiranë) Delegat:Maksim Goga(Fier)-Vëzhgues:Xhevit Kaçorri(Memaliaj)

 

Liqenorët e Pogradecit të drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, kanë marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e Delvinës duke bërë që kreu i tabelës së klasifikimit për grupin “B” tgë Kategorisë së Dytë të vijojë të jetë sërishmi i tyre, dhe në të njëjtën kohë, objektivi i kategorisë së parë të jetë edhe më afër.

Pogradeci e nis më kërkues ndeshjen ku me disa krosime nga krahët tentojnë të vënë në vështirësi portierin Xhaferaj por ky i fundit zotëron çdo top të ardhur në zonën e tij. Dhe vendasit nuk ngelen pas dhe disa herë zbresin rrezikshëm në zonën mike por askush nuk shtyn topin në rrjetë.

Minutat e fundit të pjesës së parë bëhen mjaftë emocionuese dhe fillimisht është Delvina që shënoi me Mustën por anësori Rroshi ngre flamurin duke kapur në pozicion jashtë loje këtë të fundit.

Më pas Pogradeci arrin të zhbllokoi ndeshjen me krosin e ardhur nga e majta e sulmit ku është Këndezi që shtyn topin në rrjetë. Ka protesta të shumta për një pozicion të parregullt të Këndezit por kryesori nuk ndryshon vendim.

Ritmi i Delvinës nuk bie dhe menjëherë hidhet në sulm duke gjetur të pa përgatitur mbrojtjen dhe portierin mik. Është Nikolla ai i cili barazon shifrat pas topit të mar nga shokët e skuadrës arrin të driblojë një mbrojtës dhe më pas përballë portierit gjen këndin më të largët për të çuar në delir tifozët dhe stafin e Delvinës. Nuk ka më kohë për pjesën e parë me skuadrat që ndiejnë lodhje në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nis sërish me miqtë më kërkues dhe vendasit të cilët kërkojnë të mos pësojnë gol. Dy goditje dënimi radhasi për Pogradecin por pa asnjë rrezik në portën e Delvinës. Minutat në vijim nuk sjellin asgjë tjetër përveç disa tentativave në të dyja zonat respektive por pa ndryshuar asgjë.

Në minutat shtesë të takimit ekipet kërkojnë golin e avantazhit dhe jan miqtë nga Pogradeci që fitojnë një penallti pas rrëzimit të njërit prej lojtarëve në zonën e Delvinës, ka protesta të shumta aq sa në fushë hyn lojtarë të stolit dhe pjestarë të stafit drejtues të Delvinës megjithatë vendimi nuk ndryshon, me Pogradecin që arrin të gjej golin e dytë me anë të penalltisë së fituar të cilën e kthen në gol Danladi në të 10-ën minutë shtesë. Minutat e mbetura nga 15-të shtesë të akorduara nuk sjellin asgjë me Pogradecin që mer tre pikë mjaftë të vyera duke ruajtur kreun e renditjes ndërsa Delvina e sheh veten në zonën e kuqe në skuadrat që zbresin një kategori më poshtë.

Rezultatet e javës së 19-të të Kategorisë së Dytë, Grupi “B”

LUFTËTARI 4-0 MALIQI 

Culli 18′, Merkuri 23′, 74′, De Melo 90′

DELVINA 1-2 POGRADECI

Nikolla 45′ / Kendezi 42′, Danlandi 90′ (p)

LABËRIA 0-1 BUTRINTI 

Zholi 74′

DEVOLLI 2-1 ORIKU 

Kame 53′, Çeliku 66’/ Shkreli 13′

TURBINA 1-2 SHKUMBINI 

Hoxholli 76′ / Dhima 38′ (autogol), Najara 45′

KËLCYRA  – PUSHIM

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img