Monday, May 20, 2024

Skënderbeu-Tirana, 0-0. Barazimi që i mban jashtë “Final Four”

Lexo

Skënderbeu-Tirana 0-0

Barazim 0-0 në sfidën e luajtur në Korçë, vendasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 15-të

Barazim që nuk mjafton për objektivin “Final Four”. Skënderbeu dhe Tiranën nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e javës së 30-të të Superiores, zhvilluar në stadiumin e Korçës. Një duel mes dy pretendenteve për një vend në katërshen e parë, por që për momentin ky rezultat i arritur në sfidën e sotme i mban jashtë objektivit.

Vendasit luajtën pjesën më të madhe të sfidës në inferioritet numerik, Rabiu u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së VAR, që në minutën e 15-të. Megjithatë, kjo nuk i pengoi që të kërkonin fitoren. Madje në minutën e 30-të kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por Liço nuk arriti të mposhtë portierin bardheblu, Kozi nga pika e penalltisë.

Përpjekje më të shumta të Tiranës në pjesën e dytë, por në asnjë moment nuk arriti të mposhtë portierin Alia, për të mbyllur të gjithë sfidën në barazim 0-0. Skënderbeu mbetet në vendin e 5-të në kuotën e 41 pikëve, Tirana në vend të 6-të me 40 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img