Kategoria e parë, Burreli ndal Korabin dhe ngjitet në krye, spikat shkodrani Donat Toma me tre gola

Lexo

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të...

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit,...

Finalja e Kupës së Shqipërisë U17 Tirana-Vllaznia, live në RTSH Sport

Tirana dhe Vllaznia  U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në...

Në Burrel ka festë! Skuadra e qytetit të tyre ka mposhtur sot kryesuesen e grupit A, Korabin e Peshkopisë duke e  mundur me rezultatin e pastër 3 me 0. Rezultat ky që stopon ecurinë pozitive të dibranëve dhe ngjit Burrelin në vendin e parë të grupit A. Takimi Burreli-Korabi, që padyshim ishte çifti më i rëndësishëm i javës së 6 të kategorisë së parë të futbollit shqiptar u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Liri Ballabani”. Sfidë kjo që u shndërrua në një festë për matjanët, pasi skuadra e tyre fitoi me meritë ndaj ekipit kryesues, Korabi. Merita kryesore për fitoren e sotme të Burrelit shkon për shkodranin Donat Toma, i cili me plotë mjeshtri arriti ta dërgojë topin tre herë në portën kundërshtare duke u konsideruar me të drejtë, “heroi i ndeshjes”.

Goli i parë i Tomës regjistrohet në minutën e 7-të, ndërkohë që në minutën e 40-të vjen goli i dytë, i cili për nga mënyra e realizimit, duke shmangur njëri pas tjetrit, 4-5 futbollistë kundërshtarë, është konsideruar me të drejtë ndër më të bukurit e këtij kampionati, por edhe më tej.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2 me 0 në favor të Burrelit, ndërkohë që 9 minuta nga starti i së dytës, vjen edhe goli i tretë për Burrelin, si dhe i treti personal për Tomën. Në shënimin e këtij goli, merita shkon edhe për shkodranin tjetër të Burrelit, Jasmin Rraboshta, i cili pas një aksioni model nga krahi i majtë kroson saktë tek bashkëqytetari i tij shkodran Toma duke i dhënë mundësi këtij të fundit të tund për të tretën herë rrjetën dibrane.

Minutat e mbetura, edhe pse pati raste në të dy portat respektive nuk prodhuan më gola duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me fitoren e merituar të Burrelit me rezultain 3 me 0. Fitore kjo që padyshim ka brenda edhe meritën e trajnerit Samuel Nikaj, mjeshtrin e trajnimit të skuadrave të kategorive të para që luftojnë për ngjitjen në eliten e Superiores, mission që e ka marrë përsipër ta realizojë edhe me Burrelin.

Ndeshjet e tjera të kategorisë së parë për grupin A, lezhjanët e Besëlidhjes mundën Erzenin me gol të shënuar nga shkodrani Arsen Hajdari në minutën e 62-të, ndërkohë që Vora mundi Orikun me rezultatin 1 me 0, ku autor i golit është Gjinollari në minutën e 14-të.

Ndërkohë, në grupin B, Pogradeci fiton në transfertë me Lushnjën 3 me 0, autorë të golave ishin Dragoj 45′, Liçkollari 46′, Topllari 89′. Tomorri dhe Turbina e mbyllin në barazim 1 me 1 me golashënues Canka 75’ dhe Zaimi 89′.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -