Tuesday, December 10, 2024

Lajm i hidhur për sportin shkodran, ndahet nga jeta në moshën 90-të vjeçare veterani i basketollit, Qemal Tafilica

Lexo

Sporti shkodran, dhe në veçanti ai i basketbollit ka humbur një emër shumë të njohur. Bëhet fjalë për Qemal Tafilicën, që në fakt nuk i përket vetem Shkodrës ku u lind dhe u formua si sportist, por edhe Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë, me të cilët ai luajti me shumë sukses. Tafilica mbylli sytë në moshën 90-të vjeçare këtë mesjavë në Kanada, atje ku prej shumë vitesh jetonte me familjen e tij duke lënë pas kujtime të shumta nga jeta e tij sportive, por jo vetem, sepse me të lidhen edhe episode të tjera të shumëkomentuara të asaj kohe, kur ai vendos të arratiset nga Shqipëria në kërkim të një jetë ndryshe më të mirë. Referuar karrierës së tij sportive, Qemal Tafilica inkuadrohet me ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj në vitin 1945 duke vijuar të luajë me ngjyrat e këtij ekipi në kampionatet 1946, 1947, 1948, 1949, 1950 përkrah emrave të njohur si Esat Haxhi, Vehbi Ademi, Muhamet Sokoli, Sandër Laca, Skender dhe Petrit Osmani, Hamid Beqaj, Vladimir Misja, Nuri Çaushi. Kryerja e shërbimit të detyruar ushtarak në vitin 1951e bën atë pjesë të ekipit të Partizanit, me të cilin spikat me lojën e tij mjaft cilësore duke kontribuar në fitimin e titullit kampion si dhe të Kupës së Republikës.

Në fillimet e demokracisë, Qemal Tafilica do të vizitonte Shqipërinë duke kaluar ditë të tëra në Shkodrën e tij, ku krahas të afërme të familjes “Tafilica”,  një pjesë të madhe të kohës e kalon edhe me miqtë e sportit, ish kolegë të tij të basketbollit në vite, por edhe gazetarë sportivë, mes të cilëve edhe veterani Rifat Uruçi, i cili në ato vite ka qënë ndër zërat kryesorë të medias sportive në Shkodër.

Lajmi për ndarjen nga jeta të veteranit të sportit Qemal Tafilica e ka bërë të ditur për opinionin publik, nipi i tij Fuat Vjerdha, i cili për një periudhë kohore vijoi traditën e dajës së tij duke u aktivizuar si basketbollist dhe arbitër basketbolli, ndërkohë që për opinionin e gjërë njihet si pjesë e sistemit të drejtësisë, për shumë vite edhe në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.

“Të dashur miq. Pas një sëmundje të gjatë u largu nga kjo jetë daja im Qemal Tafilica. Tërë jetën time e kam dëshiruar, pasi ai iku nga Shqipëria, kur unë isha 6 muajsh. Jam rritur me kujtimet e të tjerëve për të, të cilët më tregonin se ka qënë një person shumë i dashur me të gjithë dhe se shkodranët e donin shumë, si një nga basketbollistët më të mirë të Shkodrës dhe të vendit tonë. Ai ka luajtur basketboll me Vllazninë, bashkë me Esat Haxhin, Vehbi Ademin, Muhamet Sokolin etj. Ka fituar titullin kampion me ekipin e Partizanit, ku ka kryer shërbimin ushtarak. Në vitin 1991 e njoha, kur ai u kthye në atdhe, pas 35 vitesh mërgim.

Në atë muaj të qëndrimit në Shkodër u takua me të dashurit e tij, shokët e miqtë, duke kaluar çaste të bukura, të mbushura me kujtime nga më të ndryshme.”,-shkruan në rrjetin social FB, nipi i tij, Fuat Vjerdha.

Ndërkohë, gjithnjë me ndarjen nga jeta të Qemal Tafilicës, Vjerdha njofton bashkëqytetarët e tij shkodranë dhe më gjërë lidhur me ceremoninë nderuese të kësaj figure, teksa sërishmi në profiling e tij FB, shkruan: “Në nderim të tij, ne të afërmit e tij presim vizita ditën e diel, 13.12.2020, ora 9-12. Pritja do të bëhet tek kompleksi i banimit Fishta, në Dërgut, rruga: “Rruga e Tafilicëve”, kati i parë, përballë shkollës së mesme “Oso Kuka”. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ju mirëkuptojmë për mungesën tuaj.”

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img