Saturday, July 27, 2024

Kategoria e Parë/ Elbasani dhe Bylis nuk falin, zhgënjen Flamurtari

Lexo

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të javës së 8-të të Kategorisë së Parë.

Bylis fitoi duelin e pretendentëve, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0 në shtëpi. Golat nga Souza në minutën e 39-të dhe Lajthia në fundin e takimit, i dhanë fitoren ballshiotëve që shkojnë në kuotën e 42 pikëve, po aq sa edhe Elbasani kryesues.

Fitore mori edhe Elbasani, i cili triumfoi minimalisht në transfertë ndaj Burrelit. Verdheblutë luajtën që prej minutës së 39’ me 10 lojtarë, por ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës me Karakaçin i cili ktheu një penallti në gol.

Sfida tjetër mes Flamurtarit dhe Besës u mbyll pa gola me vlonjatët që zhgënjejnë në shtëpi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img