Krahas kategorisë Superiore, sot luhen edhe ndeshjet e kategorisë së parë, ku në të dy grupet përkatëse priten ballafaqime interesante. Në grupin A të Veriut, spikat përballja në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit, në mes ekipit vendas dhe Vorës mysafire. Matjanët e drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj vijnë pas fitores së thellë 0-4 në transfertë me Veleçikun dhe duke përfituar nga humbja e Dinamos kryesuese javën e kaluar me Erzenin, Burreli i ka të gjitha mundësitë që me një fitore ndaj Vorës të kap kreun e tabelës së klasifikimit. Por, nuk do ta kenë të lehtë, sepse ishte Vora ajo që javën e kaluar mundi Besëlidhjen pretendente në një ndeshje plot polemika në fushë dhe me sherre pas ndeshjes. Ndërkohë, lezhjanët e Sinan Bardhit autokritikën e humbjes me Vorën pritet ta bëjnë me një fitore në shtëpi ndaj Partizanit B. Ndeshje interesante e Grupit A është edhe ajo në mes Korabit dhe Veleçikut, me dibranët tashmë me trajnerin Agim Canaj në krye që synojnë Superioren dhe koplikasit e drejtuar nga Ardi Rrustemaj që janë në kufijtë e mbijetesës. Në Shijak, mbetet për tu parë nëse fitorja e ekipit vendas Shijaku javën e kaluar ndaj kryesueses Dinamo ishte rastësi, apo një gjë të tillë do ta tregojë edhe ndaj mysafirëve të Orikut.
Takime luftarake priten edhe në Grupin B, mes të cilave ajo që pritet me shumë interes është kryendeshja e kësaj jave për këtë grup, Lushnja-Egnatia.
Kalendari i Kategorisë së parë-Java e 11-të
GRUPI A
E shtunë, 13 shkurt, ora 13:30
Besëlidhja-Partizani B
Erzeni-Oriku
Korabi- Veleçiku
Burreli-Vora
GRUPI B
E shtunë, 13 shkurt, ora 13:30
Elbasani-Tomori
Pogradeci-Besa
E diel, 14 shkurt, ora 13:30
Lushnja-Egnatia