Dëborë në Peshkopi, zbardhet stadiumi, rrezikohet ndeshje Korabi-Veleçiku

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Dëbora që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë ka dhënë ndikimet e veta edhe në terrenet sportive. Informacionet që vijnë nga Peshkopia, aty në orën 13.30 është në program të luhet ndeshja e javës së 11-të të kategorisë së parë, Korabi-Veleçiku, dëbora ka zbardhur qilimin e stadiumit të Peshkopisë. Fotot e shkrepura nga gazetari dhe komentatori i njohur dibran, Fatmir Zhuzhi, i cili është në pritje të komentit të kësaj ndeshje për emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën” të Radio Tiranës, tregojnë qartë situatën atje.

Nga sa bëhet e ditur, punonjësit e terreneve sportive të klubit dibran janë shumë të angazhuar dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e terrenit deri në atë nivel sa sipas rregullores ndeshja mund të zhvillohet. Edhe pse kushtet janë të vështira, gjithësesi pritet për t’u parë në vijimësi, pasi punonjësit e stadiumit kanë edhe rreth dy orë kohë në dispozicion për të normalizuar situatën dhe ndeshja të zhvillohet.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -