Kategoria e Parë ka mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tretë. Rezultate mjaft interesante janë shënuar, teksa tashmë skuadrat nisin të pozicionohen në tabelën e klasifikimit.
Të gjitha ekipet kanë marrë nga 1 pikë në të gjitha ndeshjet. Ndeshja Bylis-Tomori përfundoi me rezultatin 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Marselinon, ndërkohë në të 58′ Emini vulosi sfidën.
Një sfidë emocionuese ishte edhe ajo mes Apolonisë dhe Besës e cila u mbyll në barazimin 1-1. Xhabrahimi shënoi në të 26-ën ndërsa Umejiego i dhuroi pikë fierakëve në minutën e fundit të duelit.
Ndërsa Kastrioti dhe Flamurtari janë ndarë në barazim pa gola, ashtu si Luzi me Korabin.