Sunday, May 5, 2024

(Intervista) Trajnerët Deliallisi dhe Di Biagio flasin pas ndeshjes Erezni 2-1 Dinamo Tirana

Lexo

Erzeni ka fituar ndeshjen e parë të javës së katërt duke mundur në Rrogozhinë Dinamon me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV:

“Dua të komplimentoj djemtë për luftën, sakfriciat dhe djersën, ishte një fitore mëse e merituar. Ndeshja ishte me dy tablo, pjesa e parë e dominuar totalisht dhe duhet të shënom një tjetër gol. Pas pjesës së parë u futëm me mendimin për të mbrojtur ndeshjen. Pavarësisht atij episodi të golit, Dinamo nuk na rrezikoi fare edhe pse pati topin më shumë.

Kam besim absolut te ky grup lojtarësh, besoj te kualiteti i tyre, nuk kanë limite. Ky lloj grupi ka vetëm 3-4 javë që punon bashkë dhe përgatitja fizike nuk do të jetë e mirë normal. Në ditët në vijim do të punojmë për të patur një përgatitje fizike sa më të mirë.

Janë disa momente që shfaqin nervozizëm, doja t’u jepja kurajo djemve. U thashë që duhet të japim gjak e të sakrifikojmë për të arritur fitoren. Fitoren ia dedikoj shokut tim të ngushtë, Krenarin, i cili do të bëjë një ndërhyrje transplant në Turqi, i thashë që do ta fitoj këtë ndeshje për ty.”

Nga ana tjetër, Dinamo mori humbjen e radhës në “Arena Egnatia”, skuadra dinamovite u mposht me rezultatin 2-1 nga shijakasit. Pas kësaj sfide, trajneri i Dinamos, Luigi di Biagio, foli për MCN TV:

“Në minutat e para ishte Erzeni më agresiv. Në 30 minutat e para ne nuk ishim fare në fushën e lojës. Me fillim e pjesës së dytë ne filluam të merrnim nën kontroll ndeshjen.

Në 45 minutat e dyta bëmë një ndeshje të shkëlqyer, ekipi kundërshtar nuk erdhi në gjysmëfushën tonë. Ata thjeshtë po mbroheshin mirë, ne patëm raste të pastra shënimi.

Pikët janë të rëndësishme, por mënyra e lojës është ajo më e rëndësishme. Pasi përndryshe e ke të vështirë për të dominuar kundërshtarin. Skuadra ime me depërtimet nga qendra arriti të krijonte avantazhe në lojë. Pastaj ndodhi ai “aksident” penallti e shkaktuar nga Rexhepi, por janë gjëra që ndodhin në futboll.

Për ndeshjen ndaj Partizanit do të rikuperojmë energjitë. Është një ndeshje shumë e vështirë, Partizani me Tiranën janë skuadrat më të forta të kampionatit”, u shpreh trajneri italian, Luigi di Biagio.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img