Sunday, May 5, 2024

Kategoria e Parë-Sot , ndeshja përmbyllëse e javës së 25-të, Apolonia-Korabi

Lexo

Apolonia do të presë në shtëpi Korabin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Sfida përmbyllëse e kësaj jave do të startojë në orën 14:00.

Kjo sfidë do të jetë e luftuar duke patur parasysh edhe objektivat që këto dy ekipe kanë. Skuadrat janë me pikë të barabarta dhe kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e ngjitjes në elitën e futbollit.

Fierakët ndodhen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 35 pikë dhe po me kaq pikë janë edhe dibranët por në vendin e gjashtë.

Apolonia:Harizaj,Hebeja,Ndubuisi,Repaj,Asllanaj,Rajab,Shanaj,Bejzade,Maksuti,Antoni,Trifoni Trajner:Artan Mërgjyshi.

Korabi:Qyrani,Hasa,V.Lila,Paplekaj,Geci,Mziu,H.Marku,Kryemadhi,Kasalla,Çema,T.Marku Trajner:Shpend Kumbarçe.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img