Saturday, May 18, 2024

Kategoria e Parë-Sot ndeshjet e javës së 32-të, spikat dueli Vora-Bylis

Lexo

Kategoria e Parë zbret sot në fushë për javën e 32-të të saj. Do jetë ndeshja mes Vorës dhe Bylisit që çel siparin në 15:00, ballafaqim ky që konsiderohet si më i spikaturi i kësaj jave.

Më pas 4 ndeshje të tjera, do të luhen në 16:00 paralel me takimet e Superiores. Apolonia, Flamurtari, Korabi dhe Lushnja presin respektivisht Besën,Luzin,Burrelin dhe Kastriotin.

Javën e 32-të e mbyll ndeshja mes Elbasanit dhe Tomorit. Me beratasit që kanë rënë nga kategoria,Elbasani kërkon vetëm fitoren për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.

Kalendari I ndeshjeve të javës së 32-të të Kategorisë së Parë

Vora-Bylis(15:00)

Flamurtari-Luzi 2008(16:00)

Apolonia-Besa(16:00)

Lushnja-Kastrioti(16:00)

Korabi-Burreli(16:00)

Elbasani-Tomori(19:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img