Monday, April 29, 2024

KF Shkodra, kërkon ringritjen e ekipit të të rriturve. Drejtuesit, ftesë opinionit sportiv për mbështetje!

Lexo

“Miq, shok, tifozë, sportdashës, të gjithë jeni të lutur të shprehni mendimin tuaj për ringritjen e ekipit të rritur “SHKODRA” për sezonin futbollistik 2023-2024.”

Ky është mesazhi i përcjellë nga ana e drejtuesve të KF Shkodra për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, duke kërkuar mendime, propozime dhe mbështetje për të realizuar ringritjen e kësaj skuadre.

Realisht, KF Shkodra ka krijuar një traditë të mirëfilltë në punën me ekipet e moshave, ku rezultatet kanë qënë shumë pozitive, kur kemi parasysh që përpos trofeve të fituar në kampionatet Rajonale, Kombëtare dhe Ndërkombëtare, spikatja më e madhe ka qënë përgatitja dhe nxjerrja e elementit cilësor, një pjesë e mirë e të cilëve luajnë në Superligën shqiptare si dhe në kampionatet huaja.

Por, gjatë ecurisë në vite, jo pak në vemendje ka qënë puna edhe në drejtim të ekipit të të rriturve. KF.Shkodra ka një traditë modeste me ekipet e rritura që e ka fillesen në vitin 1996. Në këtë vit, për here të parë ështe krijuar ekipi i rritur ” SHKODRA” në kategorinë e trete, dhe po atë vit ka fituar të drejten e pjesëmarrjes në kategorin e dytë.

Gjatë 27 viteve nga krijimi i KF. Shkodra janë krijuar në kohë të ndryshme ekipe të rritura dhe suksesin më të madh e ka pase në ndeshjen me Kastriotin e Krujës në ish stadiumin “Qemal Stafa”, sot “AIR Albania’, ndeshje që do përcaktonte skuadrën e cila do luante në kategorinë e parë, sot Superliga, e cila u pat fituar nga Kastrioti me rezultatin 2:1.

Por, në të njëjtën kohë, për t’u theksuar janë edhe ndeshjet derbi që KF Shkodra zhvillonte në ato vite me Vllazninë për Kupën e Shqipërisë luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Sfida këto që janë për t’u kujtuar pasi kanë përcjellë emocione të shumta në radhët e tifozërisë shkodrane.

Për KF.Shkodra mbetet një dëshirë, një objektiv, një detyrë, jo vetem për ta krijuar, por për të pasur vazhdimësi, stabilitet që të mos të mbetet “një ëndërr vere”, siç e ka quajtur një gazetar sportiv.

Shkodra, qyteti ynë, e meriton të ketë dy ekipe të rritura në futbollin shqiptar!

Në fotot e paraqitura janë disa nga ekipet e rritur ndër vite, që janë një tregues për potencialin që ka qyteti ynë SHKODRA në futboll…qyteti ku ka lindur futbolli, mbreteresha e futbollit Shqiptar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img