Friday, March 29, 2024

(Video) Tjetër sukses i Vllaznisë U-17. Kuqeblutë mposhtin Tiranën në finale 2-0 dhe shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë

Lexo

Finalja e Kupës Shqipërisë, Tirana U17-Vllaznia U17, 0-2

(Shënues: Gerald Kubazi 40’, 93’)

KF Tirana: Babe, Dollaku, Dervishi, Belloj, Krajka, Bami, Allmuca, Nela, Deda, Laci, Patushi.

KF Vllaznia: Lekaj, Selmani, Marashi, Kubazi, Ara, Gerbeti, Sylia, Hajdari, Kapllanaj, Celepija. Trajner: Gilman Lika

Sezoni futbollistik i moshave 2022-2023 ka shënuar një dopio sukses për ekipin e Vllaznisë U-17. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gilman Lika dhe kolegu i tij Denis Zmijani pak ditë më parë është shpallur kampione e Shqipërisë për kategorinë e Superligës U17-të, ndërkohë pasditen e sotme fitoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Finalja e luajtur këtë të enjte në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës kishte vendosur përballë Tiranën dhe Vllazninë, në një klasike që është mbyllur me fitoren 2-0 të shkodranëve të e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Një finale që u zgjidhë nga Gerald Kubazi, i cili tundi dy herë rrjetërn e portjerit Babe të bardhebluve. Referuar ecurisë së takimit, talenti shkodran kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 40-të duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin kuqeblu , 0-1.

45 miutëshi i dytë është edhe më i bukur. Shkodranët menaxhuan shumë mirë takimin, duke ruajtur rezultatin pozitiv, por ndërkohë që bardheblutë këmbëngulin të gjejnë golin e barazimit, por në një moment, janë të pafat kur topi i goditur nga Deda tund shtyllën e portës së Vllaznisë dhe kthehet në fushën e lojës.

Ndeshja zgjidhet nga Kubazi, i cili në të tretën minutë shtesë të ndeshjes shënon edhe golin e dytë për Vllazninë, e cila vulos fitoren e të gjitha takimit me rezultatin e pastër 0 me 2. Fitore kjo, që e shpall Vllazninë fituese të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion futbollistik.

Në përfundim të ndeshjes është zhvilluar ceremonia e mbylljes së aktivitetit, ku kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, Mikel Furxhi i ka dorëzuar Medaljet dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, ekipit të Vllaznisë.

(Video) Pamje nga ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë, Tirana U17-Vllaznia U17, 0-2. Golat dhe ceremonia e mbylljes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img