Klasikja, Vllaznia-Tirana është gati për start. Të dyja skuadrat janë duke përfunduar nxemjen përkatëse, dhe pas pak në orën 14:00 presin vërshëllimen e ndërkombëtarit Enea Jorgji për të nisur betejen e tyre në stadiumin “Kukës Arena” që në këtë ndeshje është shtëpia e kuqebluve si pritës së kësaj jave, por që luajnë jashtë për arsye të punimeve në stadiumin e tyre “Loro Boriçi”.
Në radhët e kubluve ka përmirësim të të dëmtuarve, dhe sot pritej që dyshja, Hakaj-Smajli ta nisnin nga minuta e parë, por në momentet e fundit trajneri Memell ka vendosur që Hakaj të qëndrojë në stol. Një vendim ky ndoshta edhe prej asaj që stafi nuk dëshiron të rrezikojë për ndonjë ridëmtim tjetër.
Formacionet e Skuadrave:
Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Sala, Çoba, Gruda, Mala, Balaj. Trajner: Migen Memelli
TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Hasani, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj
Gjyqtarë:
Arbitër Kryesor: Enea Jorgji
Asistentët: Denis Rexha, Ridiger Cokaj
Arbitër i Katërt: Florjan Lata
VAR: Kreshnik Bajramaj
AVAR: Orlando Kuka