Saturday, July 27, 2024

Klasikja, Vllaznia-Tirana, gati për start. Kuqeblutë e nisin pa Hakajn në formacionin e parë!

Lexo

 

Klasikja, Vllaznia-Tirana është gati për start. Të dyja skuadrat janë duke përfunduar nxemjen përkatëse, dhe pas pak në orën 14:00 presin vërshëllimen e ndërkombëtarit Enea Jorgji për të nisur betejen e tyre në stadiumin “Kukës Arena” që në këtë ndeshje është shtëpia e kuqebluve si pritës së kësaj jave, por që luajnë jashtë për arsye të punimeve në stadiumin e tyre “Loro Boriçi”.

Në radhët e kubluve ka përmirësim të të dëmtuarve, dhe sot pritej që dyshja, Hakaj-Smajli ta nisnin nga minuta e parë, por në momentet e fundit trajneri Memell ka vendosur që Hakaj të qëndrojë në stol. Një vendim ky ndoshta edhe prej asaj që stafi nuk dëshiron të rrezikojë për ndonjë ridëmtim tjetër. 

Formacionet e Skuadrave:

Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Sala, Çoba, Gruda, Mala, Balaj. Trajner: Migen Memelli

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Hasani, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë:

Arbitër Kryesor: Enea Jorgji

Asistentët: Denis Rexha, Ridiger Cokaj

Arbitër i Katërt: Florjan Lata

VAR: Kreshnik Bajramaj

AVAR: Orlando Kuka

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img