Saturday, July 27, 2024

Klasikja, Vllaznia-Tirana, të shtunën, ora 14:00, në “Kukës Arena”. Presidenti Xhaferi vendos autobusë falas pa limit për tifozët. Nisja, në orën 10:00 në sheshin pranë Teatrit Migjeni

Lexo

Sipas kalendarit, klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana duhej të luhej në Shkodër, por proçesi i rimbjelljes së barit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, ka detyruar kueblutë të kërkojnë një fushë tjetër, ku me mirëkuptimin e të dy palëve është vendosur që supersfida e javës së tetë të Abissnet Superiore të luhet në stadiumin “Kukës Arena” , ditën e shtunë duke filluar nga ora 14:00.

Për ato tifozë që janë besnik të Vllaznisë, presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi ka vendosur të vendosë autobusë falas pa limit për të gjthë ato që dëshirojnë ta ndjekin prej së afërmi skuadrën e zemrës, dhe po ashtu të mbështesin me entuziasmin e tyre Vllazninë në këtë sfidë të rëndësishme.

Detajet e një vendimi të tillë, i përcjell njoftimi zyrtar i KF Vllaznia:

NJOFTIM!!!

Ekipi ynë merr zemër nga ndjekësit dhe tifozëria e qytetit tonë!

Për të gjithë sportdashësit e ekipit tonë, KF VLLAZNIA njofton që autobusat e transportit Shkodër – Kukës, për të ndjekur derbin klasik të futbollit shqiptar KF Vllaznia – KF Tirana, do të jenë falas në dispozicion të tifozëve që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium.

Për ta lehtësuar këtë proces për ju dhe stafin tonë, ju bëjmë me dije se personat që dëshirojnë të vijnë në këtë udhëtim, duhet të prenotojnë paraprakisht, nga ky moment deri të premten në orën 20:00. Shkruani një mesazh në inbox të faqeve tona në rrjetet sociale emrin tuaj të plotë dhe një numër kontakti. Për çdo paqartësi kontaktoni edhe në nr cel: 0692578476

Nisja bëhet ditën e shtunë, ora 10:00, te vendodhja e autobusave tek Teatri. Ju lutemi që të paraqiteni më herët që të zini vendet tuaja përkatëse!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img