Saturday, May 4, 2024

Kombëtarja e basketbollit meshkuj humbet sfidën ndaj Rumanisë e vlefshme për para-eleminatoret e FIBA Eurobasket 2025

Lexo

Ka përfunduar sfida mes Rumanisë dhe Shqipërisë me fitoren e vendasve 101-84. Kombëtarja shqiptare pavarsisht rezultatit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në sfidën e vlefshme për para-eleminatoret e FIBA Eurobasket 2025. 

Ekipi e nis shumë mirë që në periodën e parë me një vendosje të mirë taktike dhe rrjedhshmëri të shkëlqyer loje duke e mbyllur periodën me rezultatin e përgjithshëm 28-29. Perioda e dytë tregon mirë dhe njëherë që djemtë e trajnerit Bilali kanë një motivim të madh. Djemtë arritën ta mbyllin pjesën e parë përsëri në avantazh me rezultatin 52 me 56.

Në nisjen e periodës së tretë ekipi kundërshtar kishte arritur të studionte mirë lojën e ekipit tonë dhe arrin ta mbyllë këtë periodë me rezultatin 77 me 70. Në startin e periodës së katërt duket që ekipi i Rumanisë ka një motiv ndryshe dhe me agresivitet arrin ta mbyllë lojën në avantazh 101 me 84.

Ndeshjen e radhës Ekipi kombëtarë e ka në 27 Shkurt ndaj Luxemburgut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img