Kombëtarja e Shqipërisë U21 mund Kosovën U21, 3-1. Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U21-Kosovë U21, 3-1(Shënues: Ersi Boden,Valentin Daja, Arlind Lleshi/ Edor Hajdini

Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka mundur Kosovën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të Grupit B.

Pas barazimit 1-1 ndaj Italisë në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive dhe siguruan tri pikë të rëndësishme.

Shqipëria e zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë me Ersi Boden, ndërsa Valentin Daja dyfishoi avantazhin. Në minutat shtesë, Arlind Lleshi shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të kuqezinjve. Para përfundimit të takimit Kosova gjeti rrugën e rrjetës me Edor Hajdinin.

Me këtë rezultat, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve dhe vijon me ambicie aventurën në “Taranto 2026”.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Algjerisë, më 26 gusht, në orën 21:00.

Grupi B:

Algjeria 6 pikë
Shqipëria 4 pikë
Italia 1 pikë
Kosova 0 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img