Sunday, May 19, 2024

Kombëtarja gjermane fiton në Islandë, por fluturimi në kthim e sipër u shoqërua me probleme

Lexo

Kombëtarja e Gjermanisë arriti të fitojë bikndshëm me rezultatin e thellë 4 me 0 në transfertën e Islandës dhe kryeson Grupin J  për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”. Por kthimi drejt Gjermanisë pas ndeshjes u shoqërua me shumë probleme. Shqetësimet teknike të avionit që po transportonte kombëtaren gjermane ka detyruar pilotët që të bëjnë ulje të detyrueshme në Edinburg

 

Lajmet rreth kësaj ngjarje bëjnë të ditur se ekipi kombëtar gjerman përjetoi një natë tmerruese. Faji shkon për avionin që po kthente ekipin në Gjermani, i cili hasi në vështirësi ndërsa fluturonte mbi Skoci. Një ulje emergjente e paplanifikuar në Edinburg ishte në fakt e nevojshme, siç shpjegohet në rrjetet sociale nga ana e Federatës: “Fluturimi ynë i kthimit u devijua në Edinburg për të kryer një inspektim paraprak të sigurisë në avion”. Në vijim, profili i Gjermanisë në Tëitter përditësonte vazhdimisht situatën, duke qetësuar familjet e lojtarëve dhe tifozëve: “Ne jemi mirë dhe teknikët po punojnë për të zgjidhur problemin”. Problemi u zgjidh dhe u përshëndet me ironi nga vetë Federata: “Një aeroplan zëvendësues tani është duke shkuar në Edinburg për të sjellë lojtarët, trajnerët, stafin dhe delegacionin përsëri në Gjermani. Të gjithë janë mirë dhe presin me durim, ndërsa stafi vazhdon punën e tij, qetësisht dhe profesionalisht. Le të pimë dhe një kafe tjetër atëherë!”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img