Kombëtarja U-16 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë U-16 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël u mposhtën 1–4 në këtë takim.
Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Çeliku (GK), Nikolli, Ibrahimi, Caslli, Nezaj, Sina, Hyseni, Como, Rroci, Perlala dhe Zhara.
Bullgaria kaloi në avantazh në minutën 19 me Aleksander Sirakov, i cili shënoi sërish në minutën 49 duke dyfishuar rezultatin.
Shqipëria U-16 reagoi në minutën 60 me golin e Sebastian Sina, por miqtë rikthyen kontrollin e lojës me golin e Petar Petrov në minutën 74 dhe vulosën fitoren në minutën 87, sërish me Petrov.
Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-16 dhe Bullgarisë U-16 do të luhet më 8 qershor, në orën 10:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.


