Distanca me Shkodrën dhe Shqipërisë ku prej tre vitesh drejton një Akademi të sukseshme futbolli në Emiratet e Bashkuara, nuk e ka penguar Gilman Liken të ndjekë prej së afërmi ecurinë e Vllaznisë në kampionatin e Superiores së Shqipërisë.
Për ish kapitenin e Vllaznisë dhe ish futbollistin e kombëtares kuqezi, jo vetëm për të personalisht, por për të gjithë opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, renditja në vendin e tretë është një zhgënjim total për skuadrën kuqeblu, pasi këtë sezon, skuadra ishte më pranë se asnjëherë tjerër pë rrikthyer titullin kampion në Shkodër pas 25 vitesh mungesë.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Lika shpreh keqardhje që Vllaznia nuk arriti objektivin e titullit kampionm, ndërkohë që jep disa argumente sesi ai e ka parë përmes ekranit të televizorit.
Ndër të tjera, ajo që i ka bërë përshtypje ka të bëjë me faktin e atij shpërfytërimi të skuadrën në tre ndeshjet e “Final 4”, kur në fakt duhej të ishte e kundërta.
Sa i takon një çështje shumëdiskutuar në opinionin sportiv, për të cilën shpesh herë është thënë që Vllaznia ka një problem jashtë fushës së lojës në lidhje me mungesat e pagave për futbollistëve, Gilman Lika e hedh poshtë si alternativë, pasi rinovimet e futbollistëve njëri pas tjetrit tregojnë se ato nuk kanë probleme me pagat.
I pyetur për për ecurinë e tij në Emiratet e Bashkuara, Lika bën të ditur se prej tre vitesh ka ardor duke i rritur sukseset e tij, ku tashmë është në cilësinë e trajnerit të parë.
Lika e shprehur edhe më herët një dëshirë të tijën për të marrë drejtimin e një klubit të Superiores së futbollit shqiptar, por tashti, ambicja e tij është më e madhe se kurr për një gjë të tillë.
Ndaj, përmes kësaj interviste në Veriu Sport, Lika përcjell një mesazh publik në adresë të drejtuesve të klubeve dhe presidentëve përkatëse duke theksuar se me përvojën si futbollist në Shqipëri dhe ajshtë saj, periudhën kur drejtonte Akademinë Vllaznia U17, duke i shtuar edhe përvojën tra vjeçare në Emiratet e Bashkuara, tani është gati dhe njëkohësisht është në pritje për të marrë drejtimin e një skuadre në Superioren e futbollit shqiptar.
(Video) Prononcimin e plotë të ish kapitenit të Vllaznisë, is futbollistit të kombëtares, si dhe trajnerit aktual në Emiratet e Bashkuara, Gilman Lika, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


