Tuesday, October 8, 2024

Kombëtarja U-19 mbyll grumbullimin me dy miqësore

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-19, e cila drejtohet nga trajneri shkodran, Armando Cungu, e shfrytëzoi zborin tre ditor duke organizuar dy ndeshje miqësore, fillimisht ndaj ekipit të kategorisë së dytë, Partizanin B dhe më pas me kombëtaren U-18, edhe ajo e grumbulluar në një zbor stervitor tre ditor.

Në miqësoren e parë ndaj Partizanit B që u zhvillua në kompleksin Internacional në Pezë Helmës të Tiranës, trajneri Armando Cungu pati mundësinë të testonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në test. Formacioni titullar që nisi ndeshjen ishte ky: Kaçaj, Ismaili, Paloka, Shani, Musaj, Osma, Kuka, Stafa, Cahani, Mema dhe Shahaj. Në pjesën e dytë të takimit u aktivizuan të gjithë lojtarët e ftuar për këtë stazh stërvitor. Takimi në fjalë përfundoi me fitoren 2-0 në favor të Partizanit B, ndërsa sfida u ndoq nga afër nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, Alban Bushi, Ervin Bulku, Armand Dama,  si edhe nga Kryeskauti i Ekipeve Kombëtare, Xhemal Mustendanagic dhe specialisti Sulejman Mema.

Ndërkohë, miqësorja e dytë e Kombëtares U-19 u luajt kundër Kombëtares U-18, ndeshje kjo që u zhvillua në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Në formacionin e 19-vjeçarëve, trajnri Armando Cungu aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Kaçaj, Smajli, Paloka, Shani, Musaj, Stafa, Kuka, Cahani, Gjumsi, Mema dhe Nikaj. Gjatë këtij testi u aktivizuan të gjithë lojtarët e ftuar për këtë sfidë nga të dyja ekipet. Ndërsa, në formacionin e ekipit kuqezi U-18 i drejtuar nga trajneri Ardi Behari, në formacionin  e parë u aktivizuan këto futbollistë: Dani, Kurti, Preka, Spahija, Bytyçi, Osma, Pjeshka, Alivoda, Sulovari, Arapi dhe Shahaj. Takimi përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit Kombëtar U-18, ndërkohë që Cungu pati mundësinë të vëzhgonte të gjithë lojtarët e vitlindjeve 2002-2003. Një pjesë e lojtarëve aktivizohen në ekipet e huaja, teksa nuk mungonin as shumë elementë mjaft të talentuar të kampionatit shqiptar.

Ashtu si edhe në ditët e tjera kjo miqësore është ndjekur nga afër edhe nga specialistët e sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF si edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-21. Me këtë miqësore është mbyllur ky grumbullim 3-ditor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img