Kombëtarja U-19 seleksionim 1-ditor me futbollistë të kampionatit shqiptar

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Ekipi Kombëtar shqiptar U-19 do të zhvillojë të mërkurën (datë 17 mars 2021) një seleksionim 1-ditor, ku do të jenë të ftuar 25 lojtarë të cilët aktivizohet me klubet e kampionatit shqiptar. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz dhe do të drejtohet nga trajneri i ekipit Kombëtar, Armando Cungu.

Lojtarët e thirrur janë të vitlindjes 2003 dhe aktivizohen në kampionatin shqiptar të moshës U-19. Synimi i këtij seleksionimi është vëzhgimi nga afër i elementëve të talentuar të kësaj grup-moshe që militojnë në kampionatin shqiptar e që mund të jenë të vlefshëm për ekipet zinxhir kuqezi.

Përveç testeve fizike e taktike, në këtë seleksionim do të zhvillohet edhe një ndeshje kontrolli, ku futbollistët e rinj do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre në fushën e blertë.

Kjo është hera e dytë për këtë vit që ekipi Kombëtar U-19 zhvillon një seleksionim, teksa i pari u zhvillua në muajin shkurt dhe zgjati 3 ditë. Në të parin, grupit mundën t’i bashkoheshin edhe disa lojtarë, të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa në këtë seleksionim 1-ditor do të jenë vetëm lojtarë që aktivizohen në Shqipëri.

Në këtë mënyrë stafi teknik do t’u japë mundësi edhe më shumë lojtarëve të rinj që të mund të kandidojnë për një vend në ekipet kombëtare.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -