Tuesday, April 16, 2024

Kombëtarja U-21/Shqipëri-Slloveni, sonte, ora 18.30, në “Elbasan Arena” për eleminatoret e “Euro 2023”

Lexo

Kombëtarja shqiptare e Shpresave U-21 luan sonte ndeshjen e radhës për eleminatoret e “Euro 2023”. Përballë saj do të jetë kombëtarja e Sllovenisë, në një duel mjaft përcaktues për fatet e kualifikimit në grup. Takimin në fjalë, i cili do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18.30, tekniku i kuqezinjëve 21 vjeçarë, Alban Bushi pritet ta fillojë me lojë sulmuese duke pasur në objektiv vetëm fitoren, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet kualifikimi për në Europian.

Natyrisht, që për kuqezinjtë tanë nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kanë një Slloveni, e cila vetëm pak ditë më parë barazoi 2 me 2 me Anglinë që konsiderohet favorit i grupit G ku bën pjesë Shqipëria së bashku me Çekinë, Kosovën dhe Andorrën.

Fitorja e ndeshjes së kaluar me rezultatin 2 me 0 ndaj Andorrë po në “Elbasan Arena” paraqiti një Shqipëri në formën e duhur sportive në fushën e lojës me futbollistë të tillë si Muçi, tashmë i afirmuar si një sulmues race, apo edhe me Dobrën, Karricën, Asllanin, etj.

Pjesë e kombëtares Shpresa janë edhe futbollistët shkodranë, Mehdi Çoba tek Vllaznia e Superiores dhe Marçelino Preka në radhët e Bylisit që sivjet ka zbritur në të kategorinë e parë, i pari në repartin e sulmit dhe i dyti në qëndër të mbrojtjes. Në takimin e mëparshëm ndaj Andorrës ato nuk patën hapësirë aktivizimi, ndërkohë që presin momentin për të marrë besimin e teknikut Bushi në mënyrë që të kontribuojnë për ngjyrat kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img