Friday, April 19, 2024

(Konferenca)-Imeri: “Jemi të vetëdijshëm së çfarë ndeshje po na pret nesër në Ballsh, por jemi përgatitur maksimalisht për të marrë tre pikët

Lexo

Shqiptaro-maqedonasi, Demir Imeri ka qenë jo pak i kritikuar gjatë javëve të funditit, pasi për hirë të së vertetes, edhe pse rastet nuk i kanë munguar, ka munguar tundja e rrjetës. I pyetur në Konferencën e Shtypit direkt për mungesën e golit, ai shprehu besimin se ai mund të rikthehej tek goli që në këtë ndeshje. Ndërkohë, dukë folur në tërësi për sfidën në fjalë, Dermiri e pranoi se do të përballen ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, i cili ka nevojë më tepër se kurrë për të marrë pikët e mbijetesës.

“Jemi të vetëdijshëm së çfarë ndeshje po na pret nesër, jemi përgatitur maksimalisht. Objektivat e Vllaznisë i dimë të gjithë. Nesër na mbetet vetëm të japim më të mirën. Nuk flasim shumë po do të flasim në fushë. Do të marrim 3 pikët. Besoj që djemtë janë të gjithë gati dhe mezi presim të japim më të mirën.”, tha ai.

Tirana është ofruar shumë po i bën presion Vllaznisë, por për Imerin Vllanzia duhet të shikojë punën e saj dhe ndeshjet e saj. “Ne shikojmë vetëm punën tonë, kemi qënë 28 javë para dhe do të shohim ekipet para dhe jo ato pas. Mendoj që kemi bërë shumë mirë. Na mungon si i thonë vetëm ai 30-metërshi i fundit dhe ai goli të shtyjmë në rrjetë. Besoj që na ka kthyer fati pak shpinën, por me ndihmën e Zotit, punën që jemi duke bërë, besoj që do ta kthejmë dhe do ta bëjmë më të mirë.”, sqaroi Imeri.

Ndërkohë, sa i përket kritikave, ai thotë se ne jemi profesionista, nëse nuk mund ta mbajmë këtë barrë, mund që lirisht të dorëzohemi. “Ne kemi qënë këtu në vënd të parë. Kemi kallëzuar që kemi mentalitet fituesi, jemi profesionista dhe ne bëjmë punën tonë dhe vazhdojmë përpara. Ne jemi mësuar me këtë presion. Do ta mbajmë dhe do të bëjmë më të mirën tonë”, përfundoi Imeri konferencën për shtyp.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img