Friday, April 26, 2024

(Konferenca) Pragndeshja San Marino-Shqipëri/Tekniku Reja flet për situatën në skuadër dhe sqaron çështjen “Kamberi”

Lexo

Përformanca jo e mirë e kombëtares së Shqipërisë në dy ndeshjet e para eliminatore të Botërorit “Katar 2022” e kanë vënë trajnerin kuqezi Eduardo Reja në qëndër të kritikave nga opinioni sportiv. Megjithatë, në konferencën për shtyp të pragndeshjes me San Marinon, italiani i pankinës shqiptare është paraqitur i qetë në komunikimin me gazetarët shqiptarë dhe ato italianë. Minuta këto që ai i ka shfrytëzuar të sqarojë edhe situatën e Kamberit ndryshe nga ajo që komentohet në mediat shqiptare, ndërkohë që ka bërë të ditur edhe praninë e portjerit Strakosha në formacion dhe rikthimin e Hysajt si kapiten në sajë të mungesës së portjerit Berisha.

“San Marino është një skuadër e organizuar, e njoh trajnerin Varela prej kohësh, di cilësitë që ka. Duhet të jemi të vëmendshëm, është një skuadër që punon mirë jo vetëm në mbrojtje, por edhe në kundërsulm. Duhet të jemi të kujdesshëm. Mendoj se kemi shumë zgjidhje për këtë sfidë dhe mund t’iu them se në fushë do të zbresin lojtarët që janë më në formë. Modulin do e vendosim duke u bazuar te lojtarët, e rëndësishme është që të jetë një skuadër e ekuilibruar. Përsa i përket atmosferës, kur humbet është gjithmonë e njëjtë. Mund të them se bëmë një ndeshje të mirë ndaj një rivali si Anglia. Nuk luajtëm ashtu siç donim, kishim menduar ti kapnim në kundërsulm. Ata nuk gjuajtën në portë për 35 minuta, arritën të shënojnë se kanë lojtarë të rëndësishëm”.

Nuk ka një çështje Kamberi në Kombëtare, më vjen keq që qarkullojnë lajme të tilla. Lojtari nuk mund të aktivizohej ndaj Anglisë se kishte dhimbje. I është nënshtruar vizitave dhe nuk ka rezultuar ndonjë gjë, por ai ka thënë se ndjente dhimbje. Kamberi erdhi këtu me ne, por do të kthehet në klubin e tij, sepse nuk mund të luajë.

Përsa i përket pozitës së kapitenit, e kam thënë edhe më pare se kur nuk luan Berisha, Hysaj mer shiritin e kapitenit. Po, nesër në portë do të aktivizohet Strakosha, kemi dy portierë të fortë, ma bëjnë të vështirë zgjedhjen. Ndërsa Gjimshiti, mund të them se bën të njëjtën gjë edhe në Kombëtare, ashtu siç bën tek Atalanta. Me ne luan në qendër dhe nuk ka shumë mundësi për të ecur përpara. Duhet të provojmë edhe për sulmin. Në përfaqësuese kemi pak kohë në dispozicion, ndërsa në klube i kanë të gjitha mundësitë për të bërë shumë prova.

Grupi I ku jemi ne është një grup shumë i fortë, e njohim forcën e kundërshtarëve. Po rritemi, kemi filluar të jemi më të ndërgjegjshëm, por duhet të bëjmë ndojë hap të rëndësishëm. Ky grup në të cilin ndodhemi do të na tregojë se ku kemi arritur. Dëshiroj një rritje konstante, me Anglinë, apo kur të luajmë me Poloninë apo Hungarinë, do të kemi mundësinë të kuptojmë se ku jemi”, është shprehur gjatë konferencës për shtyp të pragndeshjes, San Marino-Shqipëri ka deklaruar njëshi i pankinës kuqezi, Eduardo Reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img