Friday, October 11, 2024

(Konferenca) Sulmuesi Cisse synon golin e parë si kuqeblu ndaj Laçit dhe fitimin e trofeut

Lexo

I veshur kuqeblu në merkaton e Janarit, sulmuesi Salim Cisse qëndroi për shumë javë në stol, por gjatë javëve të fundit stafi teknik filloi t’i japë minuta në fushën e lojës deri edhe në cilësinë e titullarit. Një gjë e tillë ka dhënë ndikimet e veta pozitive për futbollistin me ngjyrë, i cili për hirë të së vërtetës ka marrur nota vlerësuese nga specialistët e futbollit. Në konferencën për shtyp të pragndeshjes gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi, dhënë një ditë përpara kësaj sfide, fillimisht Cisse foli për përvojën e tij si futbollist i Vllanzisë si dhe besimin që ka nisur të marrë nga trajneri gjatë ndeshjeve të fundit.

“Është një eksperiencë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Unë motivohem nga kjo eksperiencë.  Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje. Minutat më motivojnë, sado të jenë ato”, theksoi Cisse.

I pyetur se a do të vijë goli për Cisse në ndeshjen kundër Laçit për Kupë, sulmuesi përgjigjet: ”Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën time në fushë. Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe. Unë dua të shënoj gola si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin, goli do të vijë. Nuk mund të them se do të shënoj, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar shpresoj të realizoj. Objektivi im ai është, shpresoj të shënoj nëse luaj”, ka përfunduar 28 vjeçari nga Guinea, i cili pritet që të mërkurën të jetë në fushë nga minuta e parë nga Laçit për Kupë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img