Sunday, May 5, 2024

Kryeministri Edi Rama, nderon 7 sportistë elitarë. Mes tyre edhe peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj

Lexo

7 sportistë shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, që kanë përfaqësuar vendin në peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding, janë nderuarsot nga ana e Kryeministrit Edi Rama

Lista e sportistëve që u vlerësuan me titullin “Vleresimi i Yjeve te Mirenjohjes Publike”, kryesohet nga peshëngritësi i mirënjohur shkodran, Erkand Qerimaj.

Erkand Qerimaj (peshengritje)

Alban Beqiri (boks)

Lara Colturi (ski)

Geta Beqa (bodybuilding)

Briken Calja (peshëngritje)

Eklent Kaçi (bilardo)

Zelimkhan Abakarov (mundje)

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ata na kanë bërë krenarë me forcën e shembullit të tyre, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë. Sipas tij aktualisht ekziston një politikë financiare që i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian sa i takon mbështetjes financiare. Rama tha gjithashtu, se janë të parët në rajon dhe të parët në shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina. Kryeministri deklaroi se do të shtojnë mbështetjen edhe për periudhat stërvitore speciale.

“Sot këtu unë dëshiroj që këta shembuj që i kemi mes nesh t’i çmojmë sa më shumë dhe jo vetëm një ditë, por gjatë gjithë ditëve, gjatë gjithë karrierës së tyre, por në këtë ditë t’i vlerësojmë me yjet e mirënjohjes publike të cilët janë një shprehje e admirimit, respektit dhe e mirënjohjes për gjithçka ju bëni për Shqipërinë dhe për shoqërinë.

Këtu me këtë rast, dua të shtoj gjithashtu se ne jemi shumë të vendosur që ta zhvillojmë mbështetjen për sportistët elitarë, njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Janë dy binarë në të cilët ne do të vazhdojmë të çojmë para sportin duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve, por dhe të atyre që kanë potencialin për t’u kthyer në kampionë,” tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img