Saturday, May 18, 2024

(Video) Mikela Skandaj, 40 medalje në 4 vite. Karateistja shqiptare, fiton Rripin ne Zi në Turneun e Veronas-Itali

Lexo

Sukseset e karateistes shqiptare që jeton në Itali, Mikela Skandaj nuk kanë të ndalur. 13 vjeçarja që i është përkushtuar këtij sporti, konkuroi një ditë më parë në garat e Turneut Ndërkombëtar të karatesë të zhvilluar në Verona të Italisë.

Falë përkujdesjes së familjes dhe konkretisht të babait të saj, Angjelin Skandaj që i është shndërruar në një trajner të dytë, vajza me origjinë nga fshati Baqel i Lezhës po shndërrohet në një nga protagonistet kryesore të karatesë italiane.

Në garat e fundit, Mikela Skandaj konkuroj për t’u ngjitur në një kadegori më të lartë dhe ia arriti qëllimit në mënyrën më të mirë. Edhe pse në moshe kaq të vogel, vetëm 13 vjeçare,  ajo tregoi klasin e saj lartë duke marrë rripin e zi.

Karriera sportive e Mikeles në ushtrimin e sportit të karatese, nuk është pak më shumë se 4 vite, kjo nuk e pengoi atë që ajo t’i kaloj me shpejtësi bashkëmoshatarët e saj duke fituar jo vetem medaljet përkatëse, por edhe kadegorinë më të lartë në grup moshat e saj.

Në garat e e zhvilluara në Verona, së bashku me provën për t’u ngjitur një kadegori më lart, ajo zhvilloi edhe stervitje me trajnieret e kombëtares italiane të karatese, të cilët tashmë, emrin e saj e kanë vendosur në listat e tyre.

Bilanci i Mikela Skandajt, në 4 vite aktivitet është i shoqëruar me fitimin e 40 medaljeve, ku shumica prej tyre janë të vendeve të para, çka tregon se ardhmja e saj pritet të jetë në nivele të larta sportive.

Sipas kalendarit të aktiviteteve sportive, muajin e ardhshëm, Mikela, do të jetë përsëri në garë, ku objektivi i saj është të mbrojë titullin kampion që fitoi vitin e kaluar, ndaj po stervitet intesivisht për finalet e kampionatit italian të karatesë, ndërkohë që sfida më e madhe e saj, do të jetë Kampionati Botëror i Karatesë, i cili zhvillohet në Skoci gjatë muajit korrik.

(Video) Karateistja shqiptare, Mikela Skandaj, në Turneun e Veronas-Itali, ku fitoi Rripin e Zi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img