Monday, July 15, 2024

Kryeministri Rama i dorëzon flamurin ekipit olimpik

Lexo

Ekipi shqiptar në Tokio 2020 përbëhet nga 9 sportistë

Shqipëria do të përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të cilët do të konkurrojë në 6 disiplina sportive. Një delegacion ky më i madh se ai që përfaqësoi sportin shqiptar në olimpiadën e mëparshme, Rio 2016. Në not, Nikol Merizaj 50 m stil i lirë dhe Kledi Kadiu në 100 m stil i lirë, në qitje, Manuela Delilaj, gjimnastikë, Amdvej Petrov, xhudo Indrit Çullhaj, peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, në atletikë, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj. Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli nënvizoi se sportistët shqiptarë nuk do të jenë thjesht vetëm pjesëmarrës por konkurrentë për medalje.

“Asgjë nuk e ka ndaluar organizimin e kësaj ngjarja të madhe, përveç rasteve të luftrave botërore. Në këtë Olimpiadë ne shkojmë me më shumë sportistë se në Rio 2016. Por ndonëse mund të konsiderohemi akoma një ekip i vogël në numër, vlerat që mbart janë të çmuara, sepse kemi sportistë kampion Europe. Finalistë në kampionate dhe kupa bote dhe më e rëndësishmja, pritshmëritë tona në këtë Olimpiadë janë që peshëngritësi ynë Briken Calja të sjellë medalje olimpike pas 50 vjetësh”, ka deklaruar Ylli.

Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe ambasadori japonez në Shqipëri, Mitsujuki Takada: “Do doja të përgëzoja të nëntë atletët shqiptarë, që janë kualifikuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Uroj të gjithë fatin e mundshëm në sportet përkatëse. Së dyti, dua të shpreh falenderimet e mëdha për qeverinë shqiptare, për Komitetin Olimpik dhe mbështetësit e tjerë, që e bënë ekipin shqiptar në Tokio një realitet”.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar sportistët shqiptarë, përfaqësues në Olimpiadën e Tokios.

“Është një moment gjithmonë i veçantë për sportin kur është viti i Olimpiadës dhe patjetër është një emocion shumë i veçantë për pjesëmarrësit, sepse siç ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishme është të marrësh pjesë. Kemi pasur mundësinë që të jemi pranë Komitetit Olimpik dhe pranë sportistëve me aq sa kemi mundur. Është bërë i mundur një trajtim dinjitoz i të gjithë anëtarëve, edhe pse nuk diskutohet që e mira nuk ka fund. Prania e Shqipërisë, pjesëmarrja, shpresoj dhe rezultatet po ashtu, të jenë një arsye më shumë që me Japoninë, me komunitetet shumë aktive dhe shumë të përparuara, në sfera të ndryshme të Japonisë, të krijohen arsye për tu afruar edhe më shumë. Edhe njëherë, shumë suksese”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Më pas kryeministri Rama i ka dorëzuar flamurin, Luiza Gegës dhe Briken Caljes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img