Kualifikueset e Botërorit 2027 / Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet në Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet në Shkodër në prag të dy ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

Nën drejtimin e stafit teknik, vajzat kuqezi po zhvillojnë një program intensiv stërvitor, me fokus maksimal te sfidat e radhës. Gjendja e grupit paraqitet e mirë dhe nuk janë evidentuar probleme fizike në skuadër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Aglia Iliadhi nuk do të jetë e gatshme për këto dy takime për shkak të një problemi shëndetësor. Pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe po stërvitet normalisht.

Kombëtarja do të udhëtojë të mërkurën pasdite drejt Çekisë, ku më 5 qershor, në orën 17:00, do të përballet me përfaqësuesen çeke në ndeshjen e parafundit të grupit. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

Më 9 qershor, vajzat kuqezi do të mbyllin fushatën kualifikuese me sfidën ndaj Malit të Zi, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, duke nisur nga ora 19:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img