Friday, April 19, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia U-20 fiton në transfertë me Partizanin 0-3, javën e ardhshme beteja e titullit, Vllaznia-Flamurtari në “Qazim Dervishi”

Lexo

Volejbolli i femrave në Shkodër duket se është në rrugën e duhur. Një gjë të tillë po e paraqet mjaft mirë sezoni i sivjetëm kur tre skuadrat që përfaqësojnë Sport Klub Vllazninë, të rriturat, të rejat U-20 dhe para të rejat U-18 janë në pozita kryesuese të tabelës së klasifikimit duke garantuar kështu një të ardhme të sigurt të volejbollit femëror në Shkodër.

Volejbollistet e reja të kategorisë U-20 drejtuara nga trajnerët Dorjan Tafa dhe Ferdinand Bardeli ishin mysafire sot në kryeqytet duke u ndeshur me Partizanin vendas. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës është dominuar e gjitha nga skuadra shkodrane. Për këtë flet qartë, jo vetem rezultati 0 me 3 në favor të Vllaznisë, por edhe pikeverazhi me të cilën u fituan setet. Konkretisht, në setin e parë rezultati është 15 me 25 në favor të Vllaznisë. Më pas, i dyti fitohet 20-25 dhe i treti 13 me 25.

Krahas punës pasionante dhe profesionale të dyshes së trajnerëve Tafa-Bardeli, suksesi i Vllaznisë U-20 në sfiden e sotme përballë Partizanit në transferte, por edhe në ndeshjet e tjera të këtij kampionati ka për bazë lojën cilësore të volejbollisteve të formacionit bazë, Izabela Dodani, Sara Beci, Elidona Lakti, Mandisa Kuçi, Liridona Kodra, Paola Gjyshja dhe libero Sidorela Baroti.  Ndërkohë që gjatë lojes janë aktivizuar Edna Erkoçi, Danjela Kodra , Keit Nika, Sindi Laloshi, Gentja Kodra, Adma  Mikopula dhe Laura Ballçiti.

Për javën e ardhshme që në kalendar është xhiroja e javës tetë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra U-20,  spikat ndeshja Vllaznia-Flamurtari. Vlonjatët vijnë në Shkodër si kryesues të kampionatit me 7 fitore duke pasur përballë Vllazninë me 6 fitore, ku të vetmen humbje e ka pësuar në Vlorë për fazën e parë.

Sipas informacionit marrë në FSHV, takimi në fjalë do të luhet diten e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 11.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img