Kukësi nis ndërtimin e skuadrës së sezonit 2025-2026. Pas drejtorit Fundim Dollaku, rinovon edhe me trajnerin Bledi Kadiu

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas drejtorit Fundim Dollaku, klubi i Kukësit rinovon për një vit edhe me trajnerin Bledi Kadiu. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit verior.

Kadiu bëri mrekullinë me Kukësin sezonin që lamë pas, duke e marrë drejtimin e tij në një situatë shumë të vështirë, në vend të fundit dhe me diferencë pikësh me rivalët. Korçari e shpëtoi këtë skuadër nga rënia direkt në Kategorinë e Dytë dhe më pas siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë nëpërmjet “Play-out”-in.

Njoftimi zyrtar i FK Kukësi

Blediu Kadiu vazhdon projektin me Kukësin! Rezultatet, puna dhe përkushtimi i treguar gjatë sezonit të fundit kanë bindur klubin për të vazhduar projektin me trajnerin Bledi Kadiu.

Kadiu mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë dhe kur gjithçka dukej e pamundur, por rezultatet pozitive dhe puna e palodhshme, sollën frytet e veta. Puna e bërë gjatë këtij sezoni ka krijuar bazat për vazhdimësinë e projektit, ndaj klubi ka vendosur të rinovojë bashkëpunimin me trajnerin deri në vitin 2027. I urojmë trajnerit Bledi Kadiu suksese të mëtejshme

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img