Thursday, May 2, 2024

Kukësi shënon i pari në Rrogozhinë, por Egnatia e përmbys duke marrë tre pikë të rëndësishme duke mbajtur kreun e Superiores

Lexo

Egnatia-Kukësi  2-1(Shënues: Fernando(p) 35’, Spahiu 56’/La Torre 26’)

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Mëllugja, Aleksi, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Duamena. Trajner: Edlir Tetova

KUKËSI: Tafas, Duka, Zhongo, Lala, Murati, Fejzaj, Domi, Mota, Salami, Rivas, La Torre. Trajner: Stavri Nica

Java e 11-të e Kategorisë Superiore ka ngritur të martën siparin të martën, me takimin e parë që u luajtur në Stadiumin “Egnatia Arena”, midis skuadrës vendase dhe Kukësit, dhe që ka nisur në ora 14:00. Në fakt, ndeshja ka nisur e barabartë dhe e luftuar dhe do të jetë skuadra mike që do të gjejë e para golin në minutën e 26-të, kur dy lojtarët e huaj të saj ndërthuren më së miri, pasi Salami dërgon një top brenda zonës për La Torren dhe ky i fundit e nuk gabon, duke e përcjellë topin në rrjetë.

Por, vetëm 8 minuta më pas, skuadra vendase do të reagojë, dhe Rivas shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Fangajt dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh. Futbollisti i Kukësit ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa Fernando godet nga pika e bardhë dhe e çon topin në trekëndëshin e portës. (Efekte goli) Në barazpeshë të plotë, me shifrat 1-1, do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të shohin Egnatian ta nisë më mirë dhe të jetë më këmbëngulëse në drejtim të portës kundërshtare.

Dhe kjo këmbëngulje nuk do të vonojë të shpërblehet, pasi, në minutën e 56-të, Spahiu godet bukur dhe fort nga larg, duke e mposhtur portierin e Kukësit, Tafas dhe duke përshëndetur rrjetën. 34 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe ato 6 shtesë nuk do të sjellin gola të tjerë, përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave dhe Egnatia mposht Kukësin 2-1, duke ruajtur të paprekur kreun e renditjes, në kuotën e 23 pikëve, 3 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Partizani, që sidoqoftë ka luajtur dy ndeshje më pak. Ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 13 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img