Friday, November 22, 2024

Kumbulla i pafat, dëmtimi e lë tre muaj jashtë fushës së blertë

Lexo

Ishte në kulmin e formës së tij sportive, loja e të cilit në kampionatin Italian, por edhe në kombëtaren e Shqipërisë e bënë Marash Kumbullën mjaft të vlerësuar nga specialistët e futbollit. Por, shkodrani ka qënë i pafat, sepse një dëmtim në ndeshjen e parë eleminatore ndaj Andorrës e penalizoi të mos ishte në fushën e lojës në sfidën përballë Anglisë. Por, jo vetem kaq, sepse mjekët sportiv të klombëtares shqiptare, dhe ato shqiptarë italianë të klubit të Romës ku luan Kumbulla kanë konstatuar se shkodranit do t’i duhet të qëndrojnë tre muaj larg fushave të futbollit. Nga sa bëhet e ditur, pas testimeve të nevojshme mjekësore, analizat nxorrën në pah një dëmtim të meniskut të jashtëm që do të thotë tre muaj larg futbollit ose e thënë më qartë, mbyllje e sezonit.

 

Një mungesë e madhe, mbi të gjitha për Paulo Fonseca, i cili duhet të bëjë ende llogaritë me shumë dëmtime dhe ndalesa (58 këtë sezon) që po rrezikojnë sezonin.

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua tre ditë më parë në ndeshjen midis tij të Shqipërisë dhe Andorrës:

Me të mbërritur në Romë, Kumbulla është gjendur nën interesimin e  gazetarëve italianë të cilët kanë dashur të dijnë diçka më shumë rreth dëmtimit të tij. “Kjo ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes Andorra-Shqipëri, unë ndjeva diçka, por isha i nxehtë dhe arrita ta përfundoj ndeshjen. Pastaj në dhomën e zhveshjes e kuptova, e ndjeva”, ka deklaruar përpara gazetarëve italianë duke shprehur keqardhjen e madhe që nuk do të jetë në gjendje të kontribuojë në pjesën e mbetur të sezonit për skuadrën e tij të Romës si dhe kombëtaren kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img