Sunday, April 28, 2024

Kupa e Shqipërisë 2023-2024/ Shorti për fazën gjysmëfinale do të hidhet të martën në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img