Saturday, May 18, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sinani: Presidenti donte Tiranën në gjysëmfinale, por ra Egnatia. Kërkojmë Kupën, por edhe Kampionatin!

Lexo

I pranishëm në shortin e hedhur sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka qënë drejtori sportiv i kuqebluve, Vioresin Sinani. Në prononcimin e dhënë për median, menjëherë pas hedhjes së shortit, Sinani bën të ditur se presidenti Alban Xhaferi dëshitonte Tiranën në gjysëmfinale, por gjithësesi, Vllaznia do të kërkojë finalen dhe fitoren e trofeut, por duke luftuar edhe për fitoren e titullit kampion.

“Mendoj se të katërt skuadrat janë të forta. Vetë kampionati e ka treguar se diferencat janë të vogla. Realisht, presidenti ynë Alban Xhaferi preferonte Tiranën në finale, por nga ana tjetër duhet thënë së Egnatia ka treguar gjatë kampionatit që ka stabilitet dhe ka lojtarë cilësorë. Por Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale. Shpresoj që ky është momenti që Vllaznia të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë.”, thotë Sinani

Në vijim, Sinani, shprehet se Vllanzia do të bëjë maksimumin duke luftuar në të dy frontet. “Nuk di të them cila është më e arritshmja, por di të them  që do luftojmë maksimalisht. Kemi 20 e ca lojtarë në dispozicion. Kontingjenti është i mirë, kështu pse të mos pretendojmë në të dyja frontet. E them me 100%, të dyjave njësoj. E di që kampionati vlerësohet më shumë, por jam i bindur që do luftojmë si për kampionat, ashtu edhe për Kupë deri në fund. Koha do të tregojë se sa do t’i arrijmë. Të përmendësh fjalën titull me diferencën që është krijuar, nuk do të kisha dëshirë që t’i vendosja dhe lojtarët nën presion. Megjithatë jam i bindur që do të luftojmë. Shtatë pikë nuk janë shumë. Do të luftojmë maksimalisht deri në fund”, nënvizon Sinani.

Duke lënë pas Kupën e Shqipërisë, Vllaznia nën drejtimin e trajnerit Auron Miloti kthehet në fushën e lojës për t’u ballafaquar me Bylisin për javën e 27-të të Superiores. Sipas Sinanit, Bylisi është një ekip i konsoliduar, por mendoj se në Shkodër do të fitojë Vllaznia, ndërkohë që konfirmon se dyshja e shumëpërfolur, Latifi-Vulaj, do të jenë në dispozicion të trajnerit, të cilët po stërviten maksimalisht nën urdhrat e trajnerit, ndërkohë që më pas kush do të hidhet në fushë do të vendosë trajneri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img