Sunday, May 5, 2024

Flet, presidenti i Egnatias, Demrozi: Respekte për Vllazninë, por Egnatia kërkon Europën! Favorizuese, luajtja e ndeshjes së parë në Shkodër.

Lexo

“Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni parë Egnatian që është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës. Objektivat i kemi shpallur që në fillim të kampionatit që është Europa. Pastaj se nga vjen, nga kampionati ose nga Kupa, mirë se të vij. Ne jemi aty dhe luajmë shanset tona deri në fund. Edhe mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi. Nuk ka diferencë. Ekipet janë të gjitha njëlloj dhe ndeshja e parë në Shkodër më mirë që e kemi jashtë fushe. Presim ndeshjen e dytë që e kemi në fushën tonë.” është shprehur për mediat, menjëherë pas hedhjes së shortit të Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia do të përballet me Vllazninë.

Në vijim, kreu i klubit rrogozhinas, Demrozi, flet edhe për kampionatin “Shpresojmë që të mbajmë vendin e tretë. Kukësi është një ekip i fortë. Ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë edhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë. E prisnim këtë reagim të skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar shumë për këtë ditë. Jam shumë i kënaqur që kemi në ekipin tonë një lojtar si Duamena. Ai ka bërë mirë dhe shpresojmë që të bëjë akoma dhe më mirë”, tha ndër të tjera, presidenti i Egnatias, Agim  Demrozi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img