Friday, April 26, 2024

Kupa e Shqipërisë/Teuta lufton për gjysmëfinale, Skënderbeu e sfidon

Lexo

Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë teksa në orën 16:45 do të luhet vetëm një takim, ajo mes Teutës dhe Skënderbeut, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për fazën çerekfinale.

Ndeshja e parë u luajt në stadiumin “Skënderbeu” me një terren të mbushur plot me dëborë, dhe triumfatorë dolën kampionët aktual të Shqipërisë falë golit të Rubin Hebaj.

Për durrsakët Kupa e Shqipërisë do të ishte një shpëtim duke parë klasifikimin dhe sa larg është zonës europiane, e njëjta gjë vlen edhe për korçarët ku shpëtimin e këtij sezoni mund t’ia ofrojë vetëm Kupa.

Ditën e nesërme priten të luhen dhe tre duele të tjera të ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale, Vllaznia-Flamurtari dhe Laçi-Egnatia në orën 13:45 ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img