Friday, April 19, 2024

(Video) Handball-Ekipet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” përgatiten për Botërorin e Prishtinës

Lexo

 

Ekipet sportive të handballit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Handballit mes Universiteteve që pritet të zhvillohet gjatë muajit maj në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Pjesëmarrja në këtë event kaq të rëndësishëm botërorin për ekipet universitare të Shkodrës, vjen pas suksesit që ato arriten në Spartakiadën Kombëtare të zhvilluar mes universiteteve të Shqipërisë, ku të dy ekipet, femra dhe meshkuj fituan kupat përkatëse.

Në kuadrin e këtyre përgatitjeve, ekipet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” zhvilluan një miqësore me ekipin e Vllaznisë, gjatë së cilës u pa puna e mirë që kanë bërë me skuadrat e tyre pedagogët, Fatlum Nurja dhe Ermal Milla.

Ndërkohë, nga ana tjetër, për trajnerin e Vllaznisë Arjan Ibërshimi miqësorja, por edhe bashkëpunimi i mirë që ato kanë me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, pritet të shërbejë për veshjen kuqeblu të ndonjë elementi cilësor nga ekipet universitare.(Video-Ndeshja miqësore, Vllaznia-Universiteti)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img