Sunday, October 13, 2024

Kupa e Shqipërisë-Turi i dytë, befasojnë Korabi dhe Dinamo, eleminojnë Tiranën dhe Bylisin

Lexo

Kupa e Shqipërisë në futboll është rikthyer të enjten me ndeshjet teke të turit të dytë. Një tur ky, i cili sidomos me sfidat e grupit A është shoqëruar me surpriza jo të pakta teksa dy skuadrat e kategorisë së parë, Korabi dhe Dinamo kanë eleminuar dy skuadrat e Superiores, Tiranën kampione dhe Bylisin. Dy skudrat në fjalë i arriten kualifikimit në kohën shtesë, pasi 90-të minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim.

Dramatike ka qënë sidomos sfida e luajtur në fushën sportive “Skender Halili” të kryeqytetit, aty ku bardheblutë edhe pse luanin në shtëpi, janë eleminuar nga dibranët në limitin e takimit. Ka qënë pikërisht minuta e 119-të e ndeshjes, atëherë kur të gjithë po prisnin mbylljen e shteses për të shkuar në gjuajtjen e penalltive, ka ardhur goli i shënuar nga Struka. Kështu, dibranët e drejtuar nga trajneri Klevis Dalipi, edhe pse me një lojtar më pak në fushën e lojës surprizojnë me golin e shënuar në limitin e takimit. Një fitore dhe kualifikim për  Korabin që rrit së tepërmi moralin e dibranëve, jo vetem për kompeticionin e kupës por edhe për vazhdimësinë e kampionatit, ndërkohë që në krahun tjetër shkakton tërmet tek bardheblutë duke tronditur seriozisht pozitat e trajnerit Egbo.

Po kështu, edhe në Ballsh, stadiumi “Adush Muça” ka mbartur mbi supe jo pak emocione, kur dy golat e shënuar nga Beji për vendasit dhe Xhixhiua për miqtë, përkatësisht në minutat 9 dhe 71-të, nuk kanë mjaftuar të përcaktopjnë emrin e fituesit. Edhe këtu, është dashur koha shtesë prej dy herë nga 15 minuta, dhe pikërisht në limit të saj, në minutën e 124-tërt, Dinamo ka fituar një penallti, të cilën e ka shndërruar në gol  Diogo Da Silva. Gol, i cili i dha kualifikimin skuadrës blu duke e shtuar akoma më shumë adrenalinen në kampin blu edhe për pretendimet tashmë të shfaqura hapur për kualifikimin në Superiore.

Në takimet e tjera të kësaj dite për në turin e dytë kualifikohet edhe Teuta që fiton 5 me 0 ndaj Kastriotit me autorë të golave  Arapi 13′ , Bregu 29′ , Gonçalves 72′ , Vila 84′ dhe shkodrani Gruda 86′. Po kështu kualifikohet edhe Kukësi që me golat e Limajt 67′ dhe Ibrahimit 72’, mund Besen me rezultatin 2 me 1. Goli i vetem për kavajasit është shënuar nga Koleci 8′.  Në turin tjetër shkon edhe Skenderbeu që me tre golat e shënuar nga Berisha 13′ dhe Mensah(2) 57′, 66′, mund pastër Pogradecin 3 me 0. Partizanit, për të shkuar në turin e dytë i ka mjaftuar vetem një gol i shënuar nga  Braun 19′ për të eleminuar Apoloninë.

Kupa e Shqipërisë vijon ballafaqimet e turit të dytë të premten me takimin Vllaznia-Elbasani dhe të shtunën me çiftin e fundit Laçi-Egnatia, takime të cilat do të luhen në orën 13.30, përkatësisht në stadiumin “Loro Boriçi” dhe atë të qytetit të Laçit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img