Friday, May 3, 2024

Kupa e Shqipërisë-Vllaznia fiton në transfertë me Pogradecin 0 me 2, shënojnë Hoxha dhe Mustedanagic

Lexo

Vllaznia ka hedhur një hap plus për kualifikimin në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Ndryshe nga turi i parë, kur në ndeshjen e parë, Vllaznia u mund në transfertë nga Labëria, dhe më pas në ndeshjen e dytë në Shkodër iu desh jo pak punë për të përmbysur rezultatin dhe arritur kualifikimin e turin e dytë, sot kuqeblutë e fituan ndeshjen e parë ndaj Pogradecit duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në turin e tretë.

Në sfidën e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, përballë ekipit vendas me të njëjtin emër, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Brdariç, aktivizoi nga minuta e parë  Zogoviç, Fangaj, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Heriç, Kruja, Da Silva, Ardit Hoxhaj, Çoba.

Ndeshja e drejtuar nga arbitri kryesor, Klodian Prenga, nisi me gol për skuadrën kuqeblu, kur vlonjati Ardit Hoxhaj shënon që në minutën e dytë. Shënimi kaq i shpejtë i golit nga Vllaznia dha përshtypjen që kuqeblutë do të vazhdonin me goleadë ndaj skuadrës pogradecare.

Por, nuk ndodhi kështu, sepse vendasit të goditur që në start nga kuqeblutë, e përmirësojnë lojën e tyre. Jo vetem që nuk lejuan që porta e tyre të bëhej shportë e golave të Vllaznisë, por nga ana tjetër dhanë shkëndija shumë serioze për barazimin e rezultatit.

Me rezultatin minimal, 0 me 1 për miqtë nga Shkodra mbyllet pjesa e parë në Pogradec, ndërkohë që e dyta, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave vijon të mbajë në fuqi rezultatin minimal në favor të Vllaznisë, 0 me 1.

Por, kjo zgjatë deri në minutën e 73-të, minutë kur boshnjaku Mustedanagiç shënon golin e dytë për ngjyrat kuqeblu. Ky, në një farë mënyre ishte edhe goli i goditjes përfundimtare që Vllaznia i bën pogradecarëve duke bërë që avantazhi 0-2 të qëndrojë në fuqi deri në fund të ndeshjes.

Një rezultat ky që avantazhon Vllazninë për kualifikimin në turin e tretë çerekfinal. Por, sigurisht, ajo që vendosë përfundimisht është ndeshja e kthimit që do të luhet pas dy javësh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img