Thursday, April 25, 2024

Kuqeblutë, gati për të sfiduar boshnjakët. Seanca e fundit anti-NK Siroki Brijeg në “Loro Boriçi”, skuadra e karikuar për përmbysjen e disavantazhit të ndeshjes së parë 3-1

Lexo

Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me NK Siroki Brijeg. Futbollistët dhe stafi teknik kanë punuar më tepër në aspektin tekniko- taktik për ta përgatitur si duhet takimin e nesërm dhe në rradhët e tyre është vërejtur një optimizëm për përmbysjen e rezultatit 1-3 të ndeshjes së parë dhe kualifikimin në turin e dytë të “Conference League”.

Ndonëse zyrtarisht, formacioni i parë deklarohet mbrëmjen e nesërme rreth një orë para sfidës me boshnjakët e NK Siroki Brijeg duke se dyshja Brdariç-Plori e ka vendosur se cilët futbollistë do të zbresin nga minuta e parë. Një gjë e tillë është kuptuar edhe nga veprimet taktike që stafi teknik ka aplikuar në minutat e sotme. E sigurtë është në portë do të jetë malazezi Bojan Zogoviç, për të vijuar me repartin e mbrojtjes, Adimi dhe Imami në qëndër, kapiteni Gurishta djathtas dhe Bulatoviç. Kaleziç dhe Jonuzi është dyshja e projektuar të luajë përpara repartit të prtapavijës. Përpara janë janë tre mesfushorë-sulmues, Kruja-Da Silva-Djurdeviç së abshku me boshnjakun Haris Dilaver si sulmues i avancuar.

Më poshtë ndiqni shprepjet e fotoreporterit Mikel Thepina të realizuara mbrëmjen e sotme gjatë seancës së fundit stervitore anti Siroki Brijeg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img